Dimri është rikthyer edhe një herë me dëborën dhe temperaturat e ulta të cilat kanë izoluar disa qarqe. Dëbora ka zbardhur jo vetëm zonat malore por edhe zonat më të ulta. Siç e shihni edhe në këto foto, petku I bardhë ka mbuluar Shëngjinin. Është shumë e rrallë që dëbora të mbulojë bregdetin e Lezhës, kështu që banorët e zonës pa diskutim që do të ruajnë në kujtime foto nga Shëngjini I zbukuruar.