Juniku karakterizohet si njëri nder vendet më unik të Kosovës, i vendosur në perëndim të Kosovës, në mes të Deçanit dhe Gjakovës, përgjatë kufirit malor të Kosovës me Shqipërinë.
Tashmë kjo zonë është shndërruar ndër vendet më atraktive për turistët në Kosovë, e sidomos për ata që vijnë nga shtetet e huaja, të cilët mbesin të befasuar me bukurit e Junikut dhe bjeshkëve të tij, Lumi Erenik, Moronica, Kullat, Teqetë, dhe bukuria natyrore në çdo stinë, ja jap Junikut epitetin e njërit nder vendet më të bukura në Kosovë.
E ku jemi te karakteristikat e veçanta të vendit, padyshim se zenë vend edhe Teqja e Sheh Xhaferit, shkruan GazetaProjekti.
Një objekt i ndërtuar me një arkitektur të bukur i ideuar në çdo detaj, vështirë që mos ta rrëmbej mendjen në hyrjen e tij, ky tempull i besimit është një mrekulli në vete. Teqja e madhe amë e tarikatit Alije – Halvetije në Junik, vend për kryerjen e ritualeve fetare.
Kjo Teqe lë përshtypje tejet të mëdha për çdo vizitorë dhe është Teqeja më e madhe në Ballkan. Stafi i portalit GazetaProjekti ka qëndruar në këtë tempull dhe ka sjell disa foto nga ambientet.