
Në një ligjeratë të hapur të organizuar nga KCSF, gazetari dhe njoëhësi i mirë i politikave të BE-së, Augustin Palokaj, ka sqaruar rolin e BE-së dhe procesin e vizave për Kosovën, shkruan gazetaprojekti.com
“Ministrat e Punëve të brendshëm merren me procesin e vizave dhe momentalisht procesi është duke vazhduar”, në një ligjeratë të hapur, gazetari, Palokaj ka deklaruar se Bashkimi Evropian kurr nuk ka premtuar që liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt për Kosovën dhe asnjëherë nuk ka japë data për këtë temë.
Tutje, Palokaj ka folur edhe për bisedimet në mesë Kosovës dhe Serbisë duke thënë se taksa po shihet si gabim i vendosur që ka shkelur marrëveshjet Kosovë – Serbi, dhe respektin që diplomatë të huaj kanë për kryeministrin Haradianaj.
“Një diplomat i huaj më ka thënë, kurr nuk kam besuar se Ramush Haradinaj do ti mbrojë vlerat evropiane në rajon”, ka thënë Palokaj. GazetaProjekti