
Mijëra palestinezë kanë pritur me duartrokitje dhe festime 39 personat që u lanë së fundmi të lirë nga autoritetet izraelite, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit që ka nisur të zbatohet mëngjesin e së premtes.
Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në pikën e kontrollit të Beitunia, pranë Ramallahut, aty ku u dorëzuan dhe 39 palestinezët që mbaheshin prej kohësh në burgjet e Izraelit.
Të pranishmit mbanin në duar flamuj të Palestinës dhe fishekzjarrë, teksa lëshonin thirrje kundër Izraelit.
Ditën e sotme hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit e cila parashikon lirimin e 50 pengjeve izraelite dhe 150 palestinezëve.