
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është duke qëndruar në teren duke inspektuar rrugët e Kosovës të cilat janë mbuluar nga bora.Ai në mëngjes kishte lëshuar edhe një deklaratë ku bënte të ditur për gjensjen e rrugëve në teren. Shkruan GazetaProjekti.
Mirëmengjesi Kosovë!
Sot kemi një nga shumë ditët dimërore ku do të ketë reshje të borës dhe temperatura të ulëta (-3 deri në -10) thuajse gjatë gjithë ditës. Prandaj kujdesi në komunikacion duhet të jetë primar. Rrugët Nacionale dhe Regjionale në mbarë Kosovën janë të kalueshme, edhe përkundër reshjeve të pandërprera sidomos në rajonet malore dhe në rrugët që të dergojnë për në pikat kufitare të vendit tonë. Kompanitë e kontraktuara nën mbikëqyrjen e menaxherëve rajonal, janë në punë dhe të angazhuar maksimalisht që të mos ketë bllokim të rrugëve.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin edhe të policisë por edhe të vetë pjesëmarrësve në komunikacion që të mundësojmë qarkullim të sigurtë për të gjithë.