Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj së bashku me kryetarin e Ferizajit sot kanë qendruar në Ferizaj ku është nisur projekti i rikonstruktimit të rrugës Varosh të Ferizajit, ka njoftuar ministri në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Projekti.
Sot filluan punimet në rikonstruktimin e rrugës në Varosh të Ferizajt, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, në vlerë prej 2.6 milion euro. Kjo rrugë lidhë fshatrat, Varosh – Gërlicë, komunën e Ferizajt me atë të Vitisë, pra mbi të gjitha lidhë qytetarët e këtij rajoni. Këto janë investime të bazuara në bashkëqeverisje me komunat, deputetët e mbi të gjitha me qytetarët e vendit.
Nuk do të ndalemi këtu, së shpejti do të kemi zhvillime të reja infrastrukturore edhe për fshatrat, Talinoc i Muhaxherëve, Papaz, Sazli, Gërlicë, që do të lidhen me autostradën “Arbën Xhaferi”.
Kjo ësht një tjetër dëshmi, për të gjithë skeptikët, se jemi në rrugë të mbarë për të përmbyllur njëherë e mirë, brenda mandatit tonë katër vjeçar, historinë me infrastukturën rrugore në Kosovë. Ka shkruar Lekaj. Gazeta Projekti