970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Gjykata Themelore në Prishtinë këtë të mërkurë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj, tani deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Në deklarimet e tyre paraprake të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare.

Related posts