970×90
970×90

Pajme: Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Pajme: Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Sulmuesi i Manchester Unitedit Cristiano Ronaldo ka arritur të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, pasi shënoi dy gola ndaj Tottenham.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, theu rekordin e Josef Bican, ku me anë të 806 golave të shënuara në karrierë, njëherit bëhet futbollisti me më së shumti gola të shënuar në histori të futbollit.

Josef Bican deri më sot mbante këtë rekord me 805 gola që kishte arritur të shënonte.

Ndër të tjera, Cristiano Ronaldo bëhet lojtari që ka shënuar mbi 10 gola në ligë në 16 sezonet e fundit. Në secilin prej 12 sezoneve të fundit ka shënuar mbi 20 gola. Deri më tani ka regjistruar 11 sosh në Premierligë, kur mungojnë edhe 9 ndeshje për t’i luajtur ekipi i Manchester United deri në përfundim të sezonit. Ky ishte goli i 806-të në karrierë për të, duke e barazuar me 95 gola legjendën tjetër të “djajve të kuq”, Ruud van Nisterloy.

Related posts