Përkundër takimeve zyrtare, që shpeshë-herë i ikën, tani më kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të takohen në ambient më ndryshe, duke përjashtuar pozitat e tyre zyrtare.
Kjo pasi që Rama ka nisur një rrugë ligjore kundër Haradinajt.
Përmes një padie të dërguar dje nga Edi Rama në Gjykatën Themelore në Prishtinë, thuhet se Haradinaj po akuzohet për shpifje ndaj homologut të tij nga Shqipëria, andaj si rrjedhojë, Rama ka kërkuar edhe kompensim të dëmit.
Sipas padisë, Haradinaj në disa debate televizive, e kishte quajtur Edi Ramën, si tradhëtarë dhe duke e bërë atë si mbështetës të idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.
Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, pasi që i njëjti dje është detyrar që të ngre padi ndaj këtyre deklaratave.
Po ashtu, në padi, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme.
Në bazë të ligjit për shpifje dhe fyerje në Kosovë, barra e provës për të dëshmuar ekziston tek paditësi, ku në këtë rast Edi Rama obligohet që të dërgojë prova në gjykatë të cilat do të dëshmonin se Haradinaj ka shpifur ose jo në drejtim të Ramës.
Njohësi i çështjeve juridike, Anton Ndrecaj, thotë për IndeksOnline se për ta argumentuar padinë e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet ti dërgojë gjykatës prova mbi akuzat.
“Ligji parasheh, veprimet e personit i cili padit një person tjetër për shpifje, ai duhet ta argumentojë barrën e provave, si e kami pa që thelbi kryesor i padisë është akuza e Ramushit që e ka bërë Edi Rama për atë pjesën e shkëmbimit të territorëve, për me argumentu padinë e tij ai duhet me i ofru gjykatës dëshmi, se nuk është ai tradhëtari siç thuhet se ka thënë Haradinaj”.
Por, nëse gjykata përmes vendimit të saj, bazuar në argumentet që i ka dërguar pala paditëse, vërteton që akuzat e njejta janë të vërteta dhe qëndrojnë, Haradinaj mund të dënohet me gjobë apo deri në 3 vjet burg.
Avokati Ndrecaj thotë, se në të kundërtën nëse gjykata vërteton se akuzat mbi Haradinajn janë të paargumentura apo të pavërteta, at’herë, Haradinajt i happen rrugët që ta padisë homologun e tij, Edi Ramën, për dëmtin të imazhit.
“Nëse vërtetohet se padia e Ramës është e argumentuar dhe qëndron, Haradinaj mund të dënohet me 3 vjet burg, apo edhe me gjobë pra me të holla, vetëm se masën nuk e di. Por nëse ato për çka Edi Rama e ka paditur Ramush Haradinajn, rezultojnë të pavërteta, at’herë lënda bie poshtë dhe Haradinajt i hapën rrugët për ta paditur Edi Ramën për dëmtim të imazhit”, tha Ndrecaj.
Tutje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje përmes një shkrimi në “facebook”, i’u kundërpërgjigj Ramës, duke i thënë se kjo padi është e pabazuar dhe se ai është i gatshëm të i dalë me një përgjigje në padi.