Me rastin e 20-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vizituar familjen Haradinaj.
“Në Gllogjan për vizitë te Baca Ilmi në përvjetorin e betejës së parë në Dukagjin. Nderim dhe respekt edhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në Facebook.