970×90
970×90

Pacolli thotë se vizat hiqen sivjet

Pacolli thotë se vizat hiqen sivjet

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane, është shprehur i sigurt se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda këtij viti.


Atij sigurinë për liberalizim të vizave ia japin deklarimet e zyrtarëve të BE-së, dhe takimet që ai thotë se ka realizuar me zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë.

“Po e them këtë përgjegjësi se ky vit është vendimtar për Kosovën. Ne do të kemi viza gjatë këtij viti. Shpresoj që zgjedhjet evropiane të jenë në gjendje të forcojnë idenë e hapjes së Evropës për kosovarët dhe aq sa përcjell zhvillimet në fushatat elektorale nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh ideologjikisht. Kur e them këtë e dina se cilat parti e kanë mbështet Kosovën dhe konfigurimi do të jetë po thuajse i njëjtë”, tha Pacolli.

Ndaj këtij premtimi të Pacolli reagoi deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi i cili i tha kryediplomatit kosovar se premtime të tilla ka dhënë edhe para dy vitesh.

“Folët për vizat por vizat janë dështim sepse këtë që e keni premtuar sot, e keni premtuar dhe para 2 vitesh, por që nuk janë realizuar dhe është dështim”, deklaroi Kurteshi.

Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë qershorin si muaj të mundshëm për heqjen e vizave.

Ndërsa “kampioni” i premtimeve për heqjen e vizave padyshim se është presidenti aktual Hashim Thaçi i cili ishte i pari qysh në vitin 2011, pra saktësisht para tetë viteve. 

Related posts