Pacolli thotë se nëse Serbia e ka shef të dialogut presidentin, atëherë do ta kemi edhe ne
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha sot se nëse Serbia do ta ketë shef të dialogut presidentin e saj atëherë edhe Kosova do ta ketë shef të dialogut presidentin, Hashim Thaçi.
Ai po ashtu tha se kësaj radhe në dialog do të merr pjesë edhe delegacioni i Qeverisë.
“Besoj se dialogu me intensitetin e plotë fillon tani më 7 shtator dhe aty do të jenë edhe përfaqësuesit e Qeverisë, ky grup për çka po bisedohet dhe do të jetë më qartë…Unë jam ministër i punëve të jashtme dhe unë do të kryejë detyrimet dhe obligimet e veta që dalin nga …Unë kam qenë dy herë deri tani dhe kam qenë brenda nuk kam nejt jashtë…Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheq grupin qeveritar për dialog…Varet si do të veprojë pala serbe, nëse pala serbe do të ketë shef dialogues presidentin e tyre atëherë sigurish se ne do ta vejmë presidentin tonë”, ka thënë ai shkurt para mediave.