970×90
970×90

Pacolli reagon edhe një herë për vrasjen e Liridonës, sqaron se pse nuk ishte në varrimin dhe rivarrimin e saj

Pacolli reagon edhe një herë për vrasjen e Liridonës, sqaron se pse nuk ishte në varrimin dhe rivarrimin e saj

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar edhe një herë pas vrasjes së Liridona Ademajt, vrasja e së cilës dyshohet se u porosit nga Naim Murseli, ish-këshilltar i tij.

Ai ka sqaruar se gjendet në Kinë dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt.

Por ai ka shprehur sërish ngushëllime për familjen e së ndjerës, duke thënë se familja e tij ka pasur miqësi të mirë me Liridonën.

”Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”.

“Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët Kinë ( familjarët e bashkëpunëtorët e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Pacolli gjatë kohës sa ishte në Qeveri e kishte këshilltar të jashtëm, Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Related posts