970×90
970×90
970×90
970×90

Pacolli për “Financial Times”Kosova mund të anëtarësohet në vitin 2025 në BE

Pacolli për “Financial Times”Kosova mund të anëtarësohet në vitin 2025 në BE

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë për “Financial Times” se anëtarësimi i Kosovës në BE mund të ndodhë në vitin 2025. “Dëshira mund të shërbejë si motiv”, ka thënë Pacolli teksa ka arsyetuar shpresat e tij.

Pacolli është i sigurt se progresi i rajonit do të rrisë ambiciet e vendit për Bashkimin Evropian.

Ballkani Perëndimor, një regjion i njohur për etnive, probleme politike dhe territoriale, ka pasur progres në paqe dhe në stabilitet gjatë vitit të kaluar më shumë se sa që ka pasur për dy dekada.

“Është viti më i mirë në rajon që nga lufta e vitit 98-99 në Kosovës”, i ka thënë Pacollit prestigjiozes FT, transmeton Gazeta Express.

Pacolli gjatë kësaj interviste ka thënë se anëtarësimi i tërësishëm i Kosovës në Bashkimin Evropian mund të bëhet në vitin 2025.

“Natyrisht, kjo mund të tingëllojë e nxituar, por dëshira mund të shërbejë si motiv dhe udhërrëfyes”, ka thënë tutje Pacolli kur ka arsyetuar datën e dhënë.

Kryedipolmati kosovar ka përmendur arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë që kjo e fundit të mbajë emrin Republika Jugosllave e Maqedonisë; ratifikimi i Demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi; Traktati i Partneritetit të Maqedonisë me Bullgarinë dhe rezolutën për disa konflikte të gjata mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Pacolli i ka thënë “FT” se diplomacia e BE’së ka ndihmuar në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa thotë se bisedimet në Bruksel nuk duhet të zgjasin pafundësisht.

“Dialogu me Serbinë ka filluar të shkojë drejt një rruge më të mië. Besoj që dialogu nuk duhet të zgjasë për vite të tëra për të arritur një marrëveshje”, ka shtuar ai.

Pacolli poashtu ka shprehur një qëndrim të tij personal, që nuk përfaqëson qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, për krijimin e një zone të lirë ekonomike në Veri të Kosovës, ku jetojnë serbët dhe në Jug të Serbisë, ku jetojnë shqiptarët.

“Si një biznesmen, mendoj që një zonë e lirë ekonomike e administruar nga zyrtarë të dy shteteve dhe të mbahej e lirë nga politika, do të tërhiqte shumë investitorët. Njerëzit e thjeshtë të të dyja anëve duhet të fitojnë nga një marrëveshje e paqes”, ka thënë Pacolli.

Ft shkruan se edhe përkundër që BE e sheh Kosovën si një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mund t’i bashkohet bllokut, e kanë lënë anash kur kanë bërë të ditura vendet kandidate për anëtarësim. Për këtë kanë përmendur mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës nga pesë shtete të BE’së.  /Express/

Related posts