970×90
970×90
970×90
970×90

Pacolli merr mbështetjen e Holandës

Pacolli merr mbështetjen e Holandës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashmte, Behgjet Pacolli, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ky takim ishte mjaft konstruktiv.

“Diskutuam gjerë e gjatë mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, temë kjo e një rëndësie të veçantë për ne. Mbështetja holandeze dhe parlamentit të tyre, në këtë çështje luan një rol kyç. Ministri Blok ka premtuar mbështetje në çështjen e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat tjera më rëndësi të veçantë për të dyja palët e për Kosovën në veçanti”, ka shkruar Pacolli.

Related posts