970×90
970×90

Pacolli kërkon shkarkimin e zëvendësministrit që keqpërdori veturën zyrtare

Pacolli kërkon shkarkimin e zëvendësministrit që keqpërdori veturën zyrtare


Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj, që ta shkarkojë zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij.

Sipas tij sjellja e Maxhunit është e pahijshme, dhe se asnjë zyrtar qeveritar nuk duhet të sillet ashtu me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

I pahijshem akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare.
Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë.

Pavarësisht kush është , është një akt i papranushem që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë.

Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla.

Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij.
AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë.

Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë.

Related posts