Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh ndër biznesmenët më me emër në Kosovë, Behgjet Pacolli ka publikuar mbrëmë një postim në rrjetet sociale që bëri mjaft bujë.
Fotografi e Pacollit ku në duar kishte një telefon të mençur ‘iPhone 5’ bëri që kjo fotografi të kishte shumë komente, duke u fokusuar pikërisht tek vlera e këtij telefoni, shkruan Indeksonline.
Në këtë fotografi ku Pacolli tha se nuk ka ndjenjë më të bukur se të ndihmosh dikë, ai u komentua shumë lidhur me këtë, kështu duke iu përgjigjur me një fjali të vetme.
Pacolli ka thënë se në fotografi ka një iPhone 5 por që për të nuk ka rëndësi modeli apo çmimi i telefonit.
Duhet përkujtuar që sigurisht Pacolli në këtë fotografi ka dashur të tregojë modestinë e tij si një politikan kosovarë./Indeksonline/
p