970×90
970×90

Pacolli i kundërpërgjigjet Faton Pecit, i cili e quajti “politikan i Kremlinit”: Qenka i mjerë, ka qenë në shtëpinë time

Pacolli i kundërpërgjigjet Faton Pecit, i cili e quajti “politikan i Kremlinit”: Qenka i mjerë, ka qenë në shtëpinë time

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci,i cili e quajti kryetarin e AKR-së si “politikan i Kremlinit”.

Në një intervistë per Indexonline, Pacolli tha se Peci ka qenë disa herë në shtëpinë e tij dhe nuk e di nëse edhe atëherë Peci ka menduar se kreu i AKR-së, është politikan i Kremlinit.

“Ai ka ardhur sigurisht për ndonjë interes që ka pas për mu. Nëse ai thotë se jam i Kremlinit, mjerisht ai qenka i mjerë ose gënjen dhe e din që është duke gënjyer. Unë s’jam i Kremlinit. Prej vitit 2004 e tutje, unë në Kosovë, kam dhuru mbi 40 milionë euro jo investu, por dhuru. Këto janë mundësi që kurrë s’mund t’i arrij, ai e din këtë. Hapësirat ku ulët në Kuvend është bërë prej donacionit tim, zyret e kryetarit e Kuvendit, ai nëse shkon të shefja e vet (presidentja) prap është donacion i mi edhe të ministrja e Jashtme”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

Related posts