970×90
970×90
970×90
970×90

Pacolli e Thaçi përplasen për ambasadorët

Pacolli e Thaçi përplasen për ambasadorët

Shumicës prej ambasadorëve të Kosovës u ka skaduar mandati dhe një reformim në shërbimin diplomatik po pritet të përmbyllet së shpejti.

Kjo meqë, presidenti Hashim Thaçi tashmë ka nxjerrë disa dekrete për tërheqje dhe emërime të ambasadorëve.

Por është ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli që assesi nuk po pajtohet me disa nga dekretet për tërheqje të ambasadorëve të marra nga presidenti Thaçi, shkruan kp.

Së fundi mosmarrëveshje këta të dy kanë pasur rreth ambasadorit në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Thaçi kishte nxjerrë dekret për tërheqjen e Durmishit nga Mali i Zi më 6 prill të këtij viti, megjithatë më 11 prill Pacolli i kishte kërkuar presidentit përmes një shkrese që të tërheq dekretin e tij dhe ta lë në fuqi dekretin për emërimin e Durmishit si ambasador në Malin e Zi, për siç arsyetohet Pacolli “me qëllim të ruajtjes së balancit në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës”.

Sipas një njoftimi nga MPJ, edhe zëvendësministri Besnik Hoti ka kundërshtuar emërimin e Edon Canës si ambasador në Bullgari. /KP/

Related posts