Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Bosnja duhet ta njohë Kosovën dhe vizat duhet të hiqen mes nesh.
Kështu ka thënë Pacolli në intervistë që u botua në faqet e para të gazetës ditore të Bosnjës “Dnevni Avaz”, ku ka theksuar se SHBA gjithmonë kanë mbrojtur të drejtat universale të popujve, gjegjësisht Kosovës.“Serbët e Bosnjës nuk mund të jenë “më katolikë se Papa”, se Serbia vetë”, ka thënë ai në këtë intervistë.