Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka konfirmuar për Gazetën Express se është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK”së për demarkacionin. Ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës. Ka thënë se kur është arritur pajtimi i Kryeministrin Haradinaj prezentë ka qenë edhe Kadri Veseli Përfundimisht, të mërkurën do të kalojë demarkacioni. Kjo pasi Ramush Haradinaj është bindur të pranojë kushtin e LDK”së për ta lënë Raportin e Shpejtim Bulliqit vetëm si raport informues e orientues për deputetët. Këtë e ka konfirmuar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli një bisedë ekskluzive për Express.