Një burrë është arrestuar dje në Klinë pasi kishte hapur barnatoren e tij dhe kishte shitur barna me çmime të ngritura.
Sipas inspektorëve, të dyshuarit i kishte skaduar licenca e punës, njofton Policia e Kosovës.
Malli është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.