
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka vizituar sot kampin Bondsteel në prag të Krishtlindjes.
Kështu ka njoftuar vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në kampin Bondsteel, Osmani ka pasur një drekë të përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë.
Lidhur me këtë, ajo ka falënderuar të gjithë ushtarët që shërbejnë në Kosovë.
“Duke qenë se festat e fundvitit i gjejnë ata larg shtëpisë dhe larg familjeve të tyre, ishim aty me qëllim që t’ju përcjellim miqësinë e mirënjohjen tonë për kontributin e tyre. Të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, faleminderit dhe urime festat!”, ka shkruar Osmani në Facebook.