
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë emisionit “Desku” në KTV, iu është përgjigjur edhe pyetjes se a do të jetë përsëri bartëse e listës në LDK nëse zgjedhjet mbahet së shpejti, shkruan GazetaProjekti. Ajo, në një përgjigjje të thjesht dhe të qartë është deklaruar. ” Nuk do ta bëj të njejtin gabim, kur dikush merr vota dhe dikush tjetër merr vendime brenda partisë”, ka qenë përgjigjja e Osmanit në KTV, transmeton GazetaProjekti.