![Osmani: ShBA-të janë me neve sikurse në vitin 1999](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2022/02/AF25DB7C-1647-47EC-93CC-F733BE803FF2.jpeg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bahkuara të Amerikë dhe presidentin Biden me rastin e pranimit të 515 mijë vaksinave dhuratë për Kosovën, shkruan Gazeta Projekti.
“Sikurse më 1999, ShBA-të sërish janë krah nesh. Atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës, sot nga virusi Covid dhe të gjitha variantet e tij.
Sot pranuam sasinë prej mbi 515 mijë vaksinash Pfizer, që në total e dërgon në mbi 1 milion vakcina donacionin nga Presidenti Biden.
Duhet ta përsërisim çdo ditë se vaksinat shpëtojnë jetë. Kjo është masa më e mirë mbrojtëse, prandaj duhet të vaksinohet secili për ta shmangur rrezikun fatal nga virusi”, ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj Facebook. //GazetaProjekti//