Qeverisja korporative dhe procesi drejt koonsolidimit të mirëfillt i kompanive, ishte temë diskustimi në emisionin “Bon Bon”, me avokaten Blinera Osmani-Bislimi.
Ajo, theksoi rendësinë e drejtimit dhe menaxhimit të kompanisë drejt realizimit të objektivave përmes qeverisjes korportative.
“Implementimi i drejt dhe i mirëfillt dhe i vazhdueshem i qeverisjes korporative ofron siguri juridike për kompani dhe stabilitet, pra kur i implementon të gjitha rregullat dhe normat ligjore në një kompani bëhet edhe evitimi i problemeve të ndryshme që munden me dal rrugës si; probleme financiare, ligjore, etike të ndryshme të cilat nëse nuk rregullohet mund të shkaktojnë pasoja të mjaftueshme”, thotë Osmani.
Osmani, është ndalë edhe të roli i kompanisë dhe i ndarjeve të përgjegjësive sepse sipas sajë aty ku ndahen përgjegjësitë ka edhe llogaridhënie.
” Rregulli kryesorë në qeverisjen korporative është edhe ndarja e përgjegjësive, sepse funksionimi i brendshme varet shumë nga kjo.
Psh; Ka raste kur një drejtor ekzekutiv i duhet patjetër me e nënshkru një dokument te tenderimit dhe per shkak se nuk është në moment të caktuar, procesi bllokohet, dhe në këtë rast nëse do të kishim ndarje të përgjegjesive dhe nivele te aprovimit te proceseve, keto pergjegjesi mund ti kishin kaluar menaxherit te prokurimit dhe procesi të vazhdonte pa pengesa.
Pra, kur ka llogaridhenie te gjitha pergjegjesit shkojn mirë, është proces jetik për zhvillimin e kompanisë”, ka thënë Osmani.