970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Osmani për sulmin në Pragë: Jemi me familjet e viktimave

Osmani për sulmin në Pragë: Jemi me familjet e viktimave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është me familjet e viktimave që të enjten u vranë nga një sulm me armë në qendër të Pragës.

Në rrjetin social X ajo ka shkruar se në këto momente të vështira, Kosova solidarizohet me qytetarët e Çekisë.

“Jemi me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që u përfshinë nga sulmi i tmerrshëm masiv në Pragë sot. Në këto momente pikëlluese, Kosova solidarizohet me qytetarët e Pragës dhe me miqtë e aleatët tanë çekë”, ka thënë presidentja Osmani.

Për sulmin ka shkruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai është shprehur se Shqipëria e dënon fuqishëm sulmin vdekjeprurës dhe “qëndron me miqtë çekë në kohë të vështira”.

Në qendër të Pragës u vranë të paktën 15 persona e disa të tjerë të plagosur nga një sulm me armë nga një i person i armatosur. Sulmuesi është vrarë nga autoritetet në vendin e krimit.

Related posts