Kandidatja e LDK-së për kryeministre ka folur për hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror.
Osmani ka deklaruar se hetimi do të filloj nga vet ajo, si kryeministre e ardhshme.
“Ideja jonë është që gjithçka të filloj ne hetimi i pasurisë sime, si kryeministre, sepse duhet të kepet shembulli nga lartë dhe të krijojmë mekanizma të ri”, tha Vjosa Osmani në Debat Pernime.
Ajo ka deklaruar se hetimi i pasurisë duhet të filloj nga viti 1999.
“Unë nuk shoh asnjë problem që hetimi të filloj nga vitit 1999, duhet të filloj patjetër nga 1999.
Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.
Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.
Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.
Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook