970×90

Osmani për Kukën dhe Krasniqin: Krenari dhe emocion

Osmani për Kukën dhe Krasniqin: Krenari dhe emocion

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka reaguar pas suksesit që korrën sonte Distria Krasniqi dhe Driton Kuka.

Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë shënuar edhe 2 rezultate historike për sportin në Kosovë.

“Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme”, ka shkruar ajo.

Trajneri i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021.

Driton Kuka ka qenë fantastik në këtë vit duke i udhëhequr Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku fituan medaljet e arta.

Kjo është hera e parë që një trajner nga Kosova zgjedhet si trajneri më i mirë në botë për xhudo.

Në anën tjetër, Distria gjatë këtij viti pos medaljes së artë olimpike, ka fituar edhe titullin evropian.

Ishte e para edhe në Masters. Është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo kishte shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Tokios.

Tani zyrtarisht është xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Related posts