970×90
970×90
970×90
970×90

Osmani: PDK-ja e Veseli, me metoda të ndyra po dëshirojnë të falsifikojnë miqësinë me SHBA

Osmani: PDK-ja e Veseli, me metoda të ndyra po dëshirojnë të falsifikojnë miqësinë me SHBA


Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, tha gjatë një tubimi elektoral në Degën e IV-të në Prishtinë, se 6 tetori është betejë e gjeneratës së re të cilës LDK-ja i ka ofruar mundësi historike përmes kandidaturës së saj për kryeministre.

Ajo ka akuzuar PDK-në dhe Kadri Veselin se me metoda të ndyra po dëshirojnë të falsifikojnë edhe miqësitë e Kosovës me shtetet tjera.

“Ata që janë fill të vetmuar e nuk kanë ekip si po mendojnë me fitu. Nga dëshpërimi i madh po tentojnë me falsifikua edhe miqësi por ato miqësi nuk i kanë sepse i kanë shkatërruar me veprimet e tyre. LDK është e vetmja që do t’i ndërtojë urat e miqësisë me shtetet shpëtimtare të Kosovës, Amerikën dhe vendet e BE-së”, tha Osmani, njofton LDK-ja.

Ajo i ka quajtur oponentët e saj si njerëz të ligë pasi duke e parë humbjen po përdorin metoda të ndyta.

“Gjatë këtyre ditëve oponentët tanë do të prodhojnë gjithçka. Ata kanë shpenzuar miliona të cilat po i shpenzojnë në metoda të ndyta të fushatës sepse kjo është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por ju mos iu besoni sepse që 20 vjet vetëm ju kanë mashtruar edhe këto tri ditë vetëm përbuzni e përqeshni sepse pas 6 tetorit ne do të formojnë një qeveri që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Qeveri që do t’ia kthej dinjitetin shtetit dhe do të nderohet në tërë botën”, tha Osmani.

“Kjo është betejë e gjeneratës tone. LDK na e ka dhanë rasti historik që t’i tregojmë gjithë botës se çka mund të ofrojë Kosova. Gazetat në gjithë botën sot shkruajnë për Kosovën e politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin. Ne me 6 tetor do t’i tregojmë botës për një Kosovë tjetër që udhëhiqet nga figura të pastra”, ka thënë Osmani.

Related posts