970×90
970×90

Osmani pas takimit me Peach: Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në shtetndërtimin e Kosovës

Osmani pas takimit me Peach: Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në shtetndërtimin e Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Sir Stuart Peach, emisar i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook presidentja Osmani ka thënë se ka qenë kënaqësi për të ky takim me Peach.

Osmani ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët kryesor të Kosovës, që ka luajtur gjithashtu një rol kyq edhe në pavarsimin e shtetndërtimin e vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i ketij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Peach ka ardhur në Kosovë pas vizitës që ka kryer në Serbi. Ai po qëndron për vizitë zyrtare në vend, ku është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kujtojmë se javën e kaluar në Kosovë, për vizitë zyrtare kanë qenë edhe përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Reporteri.net/

Related posts