970×90
970×90

Osmani nga Shqipëria: Skënderbeu duhet të shërbejë si model i unifikimit

Osmani nga Shqipëria: Skënderbeu duhet të shërbejë si model i unifikimit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një vizitë treditore në Shqipëri. Shkruan Gazeta Projekti.

Osmani vizitën e saj e ka nisur me homazhe tek Kompleksi Memorial i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Me këtë rast, ajo ka thënë se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.

Osmani ka thënë se figura e Skënderbeut duhet të shërbejë si model i unifikimit në kohë të trazuara si kjo e sotmja.

“Ai bëri atë që na duhet më së shumti sot. Përveç se ishte gardian i vlerave të qytetërimit perëndimor, ishte edhe model i unifikimit. Ai dikur mbrojti vlerat e qytetërimit, të cilin e synojnë bashkë Kosova e Shqipëria”, ka thënë Osmani, duke shtuar se figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe Shqipëria, të cilat pavarësisht sfidave e pengesave, në një të ardhme do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Related posts