
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër.
Osmani ka falënderuar presidenten Sutter për pritje, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter. Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka pohuar ajo.
Ndryshe, në Gjenevë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitet për trashëgiminë politike të Martti Ahtisaarit, të organizuar bashkërisht nga Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari, Misioni i Përhershëm i Finlandës në Gjenevë, organizata ndërkombëtare Interpeace dhe Geneva Graduate Institute.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare. /