970×90
970×90

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të muajit maj ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

Deklarata e saj vjen pasi Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, disa herë gjatë javëve të fundit ka deklaruar se ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo bëri me dije se këto informata i kishte ndarë menjëherë me vendet aleate duke kërkuar mbështetje për të ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë.

“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Mirëpo, Osmani ka siguruar qytetarët se s’ka vend për shqetësim dhe panik.

“I siguroj qytetarët se ska arsye as për shqetësim e as për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme por institucionet kanë gjithçka nën kontroll, në bashkëpunim me aleatët”, ka deklaruar Osmani.

Related posts