970×90
970×90

Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Presidentin e Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Mauthausen të Austrisë, ku u shënua 80 vjetori i çlirimit të kampit të përqëndrimit.

Në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, Presidenti Van Der Bellen dhe Zonja e Parë e Austrisë, Doris Schmidauer së bashku me Presidenten Osmani dhe Zotërinë e Parë Prindon Sadriu, theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë.

Ajo shprehu mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës që nga njohja e hershme e pavarësisë, deri te përkrahja në arenën ndërkombëtare dhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit si dhe rrugës së saj drejt integrimit në organizatat e familjes euro-atlantike. Ajo e njoftoi Presidentin Van Der Bellen lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë.

Presidentja Osmani dhe Zotëria e Parë, së bashku me Presidentin e Austrisë dhe Zonjën e Parë, me Mbretin e Mbretëreshën e Spanjës, si dhe dhjetëra delegacione nga mbarë bota, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80 vjetorit të çlirimit nga forcat amerikane të Kampit të përqëndrimit Mauthausen.

Përveç kësaj ceremonie, Presidentja do të ketë edhe një sërë aktivitetesh tjera përgjatë kësaj vizite pune në Austri.

Related posts