
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së Papa Fraçeskut mëngjesin e së hënës, shkruan Reporteri.net.
Në “X”, Osmani ka shkruar se Papa Fraçesku ishte zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë.
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë.
Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani.
Papa Fraçesku vdiq në moshën 88 vjeçare.