
Vendimi i institucioneve të vendit për hapje të plotë, ka rezultuar me një rritje të madhe të personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë.
Në një tabelë të cilën e ka publikuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në të cilën jepen të dhënat e infektimeve nga 12 deri më 26 qershor, Kosova renditet në vendin e tretë pas Suedisë dhe Maqedonisë për numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se shifra të tilla tregojnë se Kosova nga një storie e mposhtjes së virusit tashmë renditet në top treshe për shtimin e rasteve të infektimeve me Covid-19.
“Rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.