970×90
970×90

Osmani i reagoi KQZ’së për votimin e diasporës, flasin nga Presidenca

Osmani i reagoi KQZ’së për votimin e diasporës, flasin nga Presidenca

U.D. e Presidentes, Vjosa Osmani, i kishte shkruar letër kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, duke i kërkuar rishqyrtimin e vendimit për verifikimin e votave të diasporës nëpërmjet telefonatave.

Lidhur me këtë çështje ka folur Faton Peci, këshilltar politik i Osmanit.

Ai thotë se KQZ për vendime të tilla nuk duhet të lejojë keqkuptime.

“Besoj se të gjitha vërejtjet kanë qenë publike Në emër të presidencës inkurajoj Komisionin Qendror Zgjedhor që para se të bëjnë publike vendimet e tilla është mirë paraprakisht që të evitohet përmes një qasje proaktive keqkuptimet për shkak se në media në mënyrën se qysh është raportuar’, tha Peci në Rubikon.

“Presidentja në detyrë përfaqëson unitetin e popullit, një reagim i tillë ka qenë i domosdoshëm dhe i nevojshëm marrë parasysh se në opinion u prezantua se e drejta e mërgatës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor do të caktohet varësisht a përgjigjen në telefonatën e KQZ’së’, theksoi Peci.

Related posts