
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme u prit në takim nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ndaj të cilit shprehu falënderim për mbështetjen për antarësim të Kosovës në Këshill të Europës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Osmani përmes rrjetit X theksoi se më shumë se një vit pas vizitë së saj të parë zyrtare në Bullgari, biseduan për punën e përbashkët dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Mirënjohës ndaj Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Në takimin e sotëm në Sofje – mbi një vit që nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, shqyrtuam rezultatet e punës sonë të përbashkët dhe rrugën përpara për thellimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë”- ka shkruar Osmani.