970×90
970×90

Osmani e Kurti bëjnë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Osmani e Kurti bëjnë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit.

Në 24-vjetorin e Pajazitit, Osmani tha se ai ishte figurë që organizoi celulat e para të Republikës së Kosovës, të UÇK-së ndaj okupatorit serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve.

Ndëra Albin Kurti tha se Zahir Pajaziti bashkë me luftëtarët e tjerë ishin të vendosur dhe njerëz të aksionit.

“Zahir Pajaziti ishte bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë në një pritë para 24 vjetëve, atëherë kur po e organizonin luftën çlirimtare që do të ngjajë më pas. Dhe ata ishin njerëz të qetë, të vendosur, të mprehtë, njerëz të aksionit. Pra, kushtrimi çlirimtar i luftëtarëve të pa epur, është i sublimuar pikërisht, këta tre heronj e në veçanti te Zahir Pajaziti”, ka thënë Kurti

Related posts