
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me ushtarë amerikanë kanë drekuar në kampin Bonsteel për Ditën e Falënderimeve.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka ndarë disa fotografi ku shihet me ushtarë amerikanë.
“Populli i Kosovës është mirënjohës për shërbimin, mbështetjen dhe ndihmën vetëmohuese të çdo amerikani që ka shërbyer në vendin tonë Lidhja jonë është më e fortë se kurrë”, ka shkruar Osmani.