970×90
970×90

Osmani: BE ka vullnet ti hapë rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën

Osmani: BE ka vullnet ti hapë rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një statusi ka treguar se BE ka vullnet ti hapë rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo, këto komente i bëri pas takimit me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel, shkruan Gazeta Projekti.

Lajmi i Plotë:

 

Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane.

Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE. 🇽🇰🇪🇺

Related posts