970×90
970×90

‘Ose lojën, ose mua’ Çfarë diskutuan Luizi dhe Kiara mbi situatën e tyre

‘Ose lojën, ose mua’ Çfarë diskutuan Luizi dhe Kiara mbi situatën e tyre

Diskutimet mbi situatën Kiara-Luiz janë kthyer në kryefjalë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Pas spektaklit të mbëmshëm diskutimet kanë vijuar dhe çifti nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët. Kiara ka pranuar në një bisedë me Nitën se Luizi nuk është i dhunshëm, por nuk e mbron sepse sipas saj do t’i japë një mësim.

“Unë e di që ai nuk është njeri i dhunshëm. Nuk e bën këtë gjë se e kam kuptuar. Por, nuk dua ta mbroj se dua t’i jap një mësim se si të sillet.”-tha ajo në një bisedë me Nitën.

Sakaq, e ashpër ishte në bisedën me Luizin, të cilit i tha se po e kthen në pikën 0 dhe se nuk i jep asnjë kënaqësi. Ajo i kërkoi të bëjë një zgjedhje mes saj dhe lojës ose të gjejë mesin e artë, që ende se ka gjetur sipas Kiarës.

Si s’të vjen zor se para një jave takove babain tim dhe tani bën ato lloj skenash. Nuk ma vrave ti gjurin, tentova të dilja dhe rrëshkita. Më kape mua duke e ditur se jam e urtë dhe nuk të bëj asgjë. Kiarën që kishe nuk e ke për momentin. Duhet që ta rifitosh dhe që ta rifitosh pikë së pari duhet t’i kërkosh ndjesë. Më ke kthyer në pikën 0. Ti vazhdon me veprimet e tua duke bërë të fortin.

Do qesh deri në fund. Kur nuk më bën ti për të qeshur, do bëj veten. Nuk më jep fare kënaqësi për momentin.

Ke disa opsione: Do lojën, Kiarën apo një të mesme të artë? Ose e lëmë gjënë të rrjedhi, ose nëse ti je i pasigurt se si je në këto momente mba lojën dhe mua më lër jashtë kësaj gjëje. Marrëdhënien e vazhdojmë jashtë.”

Nga ana tjetër, Luizi nuk mendon se ishte shkaktari i vetëm i situatës, duke thënë se reagimi i Kiarës bëri që të dukej si dhunë. Ai po ashtu u shpreh në një bisedë me Tanin i habitur se si Kiara qeshi e ishte në humor menjëherë pas gjithë situatës.

Shkaktari që u vrave jam unë dhe automatikisht përkthehet në dhunë. Kujt t’i kërkoj ndjesë? Pjesës më të madhe të banorëve u kam bërë shumë më shumë sesa të kam bërë ty. E çove ti veten në limite, nuk të çova unë.

Rruga e mesme që kam zgjedhur na solli këtu. Kjo është rruga e mesme që po i mbaj të dyja.”

Related posts