
Ajo derisa ka qëndruar sot për pak çaste afër urës së Ibrit në Mitrovicë, ka bërë të ditur se nuk duhet lejuar që politika e jashtme kosovare të jetë e çakorduar duke pasur në një anë një president, i cili lobon për dështimin e projektit të shtetit të pavarur dhe sovran që konteston kufijtë e tij, dhe në anën tjetër njerëz tjerë të cilët kërkojnë vota për anëtarësim në INTERPOL.
“Është një lajm tepër i keq për shtetësinë e Kosovës, por megjithatë duhet të jetë moment i këndelljes për politikën kosovare, sepse nuk duhet të lejojmë që politika e jashtme të jetë e çakorduar dhe ta kemi në një anë një president, i cili lobon për dështimin e projektit të shtetit të pavarur dhe Sovran, duke kontestuar kufijtë e tij, dhe në anën tjetër të kemi njerëz tjerë të cilët kërkojnë vota për pro anëtarësim në organizatën ndërkombëtare. Nëse është diçka që e ka dështuar projektin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, është aventura e rrezikshme e ndryshimit të kufijve, e cila e ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe ka shtyrë shumë shtete të abstenojnë, të mos marrin pjesë në votim apo të votojnë kundër, pasi po e presin përfundimin e procesit të dialogut”, ka thënë Osmani për KosovaPress.