970×90
970×90

Opinion nga Alban Miroci: A po bëhen turistët kosovar në Shqipëri pakicë dhe primatin po e marrin Polakët dhe Serbët

Opinion nga Alban Miroci: A po bëhen turistët kosovar në Shqipëri pakicë dhe primatin po e marrin Polakët dhe Serbët

Flladi i bregdetit Adriatik thërriste për një shëtitje rreth tij, dhe pikërisht kur shënonte ora 8:00 e mëngjesit unë veç kisha pëfunduar aty për atë shetitje e cila ishte sa kurioze aq edhe e mahnitshme me ndryshimin që kishte ndodhur me ndërtimin e Hoteleve luksoze në atë zonë!Por, jo qudi sa ndoshta interesant, te ndodh kur sheh grupe të turistëve jo shqiptar të vendosura në ato pjesë. Vemendjen ta tërheqin me gjuhen e tyre, me një gjuhë që për ne kosovarët bie menjëherë në veshë, gjuha serbe. Kjo vjen nga turistët Serb të cilët duken të lumtur me pushimet e tyre në Shqipëri, shumë Serb të cilët kishin zgjedhur Shqipërinë si destinacion për ti kaluar pushimet këtë sezonë!
Gjuhe tjeter qe bie ne vesh eshte ajo polake

” Me polakët jemi shumë të kënaqur ata tash e 3 vite zgjedhin Golemin per te kaluar pushimet” deklarohen disa nga punonjesit e hoteleve te kesaj riviere.

Zhvillimi i turizmit ne Shqiperi viteve te fundit ka shenuar progres ne cdo aspekt, cofte ne ofrimin e sherbimeve cilesore, ndertimi i hoteleve super luksoze, ofrimi i sherbimeve all-inclusive. Si duket kjo ka ndikuar qe edhe struktura e turisteve qe vizitojne kete pjese dhe e zgjedhin si vendin e preferuar per pushime te ndryshoj!

Po ku janë kosovarët thash me vete apo janë shpërndarë në pjesë tjera të vendeve të Shqipërisë? Si po reagojne ata teksa mbremjeve ne disa nga hotelet ndegjojne muziken ne gjuhen serbe, apo thjeshte kalojne pushimet dhe qendrojne indiferent!?

Ajo qe nuk ka fije dyshimi, eshte qe Shqiperia ka qene dhe mbetet vendi kryesor per kosovaret ti kalojne pushimet e tyre, por sa e respekton dhe Shqiperia kete deshire, rrjedhimisht sa i respekton kosovaret ne kete periudhe kur eshte vershuar nga te tjeret, mbetet per tu pare!

Related posts