970×90
970×90

Ofertë 2.7 miliardë funte nga Lindja e Mesme për Chelsea-n

Ofertë 2.7 miliardë funte nga Lindja e Mesme për Chelsea-n

Klubi i Chelsea-t është vënë në situatë të vështirë, pasi që nuk po mund ta sigurojnë shitjen e klubit sa më shpejtë që të jetë e mundur, pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit rus, Roman Abramovich.

Miliarderit rus iu kanë ngrirë asetet e tij në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që Rusia është duke e pushtuar Ukrainën.

Si rezultat i kësaj, edhe Abramovich pësoi, pas lidhjeve që ka me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përkundër se ai vazhdon të mohojë çdo lidhje me të.

Zyrtarët nga Stamford Bridge kanë pasur oferta nga shumë mbështetës të mundshëm pas lajmeve se Abramovich kishte zgjedhur të shiste klubin, përpara se të sanksionohej pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë.

Mediat Saudite – grupi më i madh mediatik në Linden e Mesme kanë bërë një ofertë prej 2.7 miliardë funte për ta blerë klubin nga Londra.

Kompaninë e lartcekur e drejton Mohamed Alkhereiji, që thuhet se është një tifoz i bluve të Londrës.

Megjithëse pasuria neto e Alkhereiji-t thuhet se është rreth dy miliardë euro, oferta thuhet se ka mbështetjen e Mohammed bin Khalid Al Saud.

“CBS Sports” raporton se Khalid Al Saud, i cili është anëtar i Shtëpisë së Arabisë Saudite, ka ofruar mbështetjen e tij, i cili thuhet se ka pasuri në vlerë prej 2 trilionë euro.

Megjithatë, tani është e vështirë që të bëhet shitja e klubit, pasi që në sanksionet e vendosura nga Mbretëria e Bashkuar, është ndaluar që klubi të shitet.

Lidhur me këtë, Qeveria e mbretërisë së Bashkuar pritet ta lëshojë një licencë të re që klubi të mund të shitet.

Të gjitha palët janë të interesuara që shitja e Chelsea-t të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur, duke pasur parasysh se londinezë paguajnë mbi 30 milionë euro paga mujore.

Sanksionet nga qeveria gjithashtu ndalojnë në mënyrë efektive të ardhurat në klub nga shitja e biletave si dhe gjërave tjera, e bazuar në këtë Chelsea është në situatë të vështirë financiare.

Related posts