970×90
970×90
970×90
970×90

“Oda e Junikut” për pajtimin e gjaqeve

“Oda e Junikut” për pajtimin e gjaqeve

Juniku, që dikur ishte fshati më i madh i Kosovës e tash është ndër komunat më të vogla të saj, shquhet për ndërtimet prej guri.

Për kullat që janë kthyer në identifikim i kulturës materiale shqiptare. Për nga rëndësia, kulla që duhet përmendur në këtë pjesë të vendit është ajo që njihet si “Oda e Junikut”, shkruan Koha Ditore.

Është kulla e pleqnarit Abdyl Hoxha. E mori këtë epitet, meqë oda ishte vend ku pajtoheshin gjaqe e ngatërresa, jo vetëm të Junikut, por edhe më gjerë.

Kulla e vendimeve të mëdha

Abdyl Hoxha i riu, tash pensionist por historian me profesion e trashëgimtar i kullës, e përshkruan gjithë historinë e kësaj godine.

Fillimisht ai bën një shpjegim të fjalës odë. Thotë se ajo është dhomë tradicionale shqiptare dhe merret si dhoma më e madhe dhe më e mirë e shtëpisë, e cila ka vatrën dhe është e pajisur me disa zbukurime tradicionale shqiptare që vijojnë kryesisht nga mesjeta, por edhe më herët… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Related posts