
Ghebreyesus, në një konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e OBSH-së në Gjenevë, me anë të videokonferencës, deklaroi se epidemia “hyri në një fazë alarmante”.
“Ndërsa hemisfera veriore hyn në dimër, ne shohim që rastet po rriten me shpejtësi, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Ne e dimë se disa muaj do të jenë të vështira kur të vijë dimri”, bëri të ditur Ghebreyesus.
Duke vënë në dukje se ai është i kënaqur me masat e marra nga udhëheqësit e shumë vendeve për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe sistemet shëndetësore, Ghebreyesus tha: “Sot infermierët dhe mjekët dinë se si të kujdesen më mirë për pacientët e infektuar sesa në ditët e para të epidemisë. Sidoqoftë, kur kapaciteti spitalor të arrihet dhe tejkalohet, do të krijohet një situatë shumë e vështirë dhe e rrezikshme si për pacientët ashtu edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Prandaj, është e rëndësishme që të gjitha qeveritë të përqendrohen në bazat themelore për të ndihmuar në thyerjen e zinxhirëve të transmetimit dhe për të shpëtuar jetën dhe jetesën”.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së vuri në dukje se parimet themelore në fjalë janë zbulimi i rasteve aktive, hulumtimi i grupeve në rajone ku virusi është i zakonshëm, izolimi i të gjitha rasteve, karantina e kontakteve, kujdesi i mirë klinik, mbështetja dhe mbrojtja e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.