970×90
970×90

Obama dhe Bushi nderojnë McCainin, Trumpi i padëshiruar në ceremoni

Obama dhe Bushi nderojnë McCainin, Trumpi i padëshiruar në ceremoni

Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama dhe George W. Bush, kanë nderuar të shtunën senatorin amerikan John McCain, hero i luftës, arkivoli i të cilit u soll në Katedralen e Washingtonit.

Para kësaj, familja e tij kishte kërkuar që arkivoli të ndalonte në Memorialin e Veteranëve të Vietnamit, për të nderuar ata që vdiqën në luftë.

Obama dhe Bushi, një demokrat dhe një republikan, u shoqëruan nga liderë të SHBA-së, zyrtarë të periudhës së Vietnamit, për të nderuar ish të burgosurin e luftës John McCain, i cili vdiq më 25 gusht nga sëmundja e kancerit.

Presidenti Donald Trump nuk ka marrë pjesë në ceremoni, ndërsa anëtarë të administratës së tij, përfshirë vajzën e tij Ivanka, kanë qenë të pranishëm.
Familjarët e McCainit e kishin bërë të qartë se Trumpi nuk ishte i mirëseardhur në ceremoninë e nderimit në Arizonë dhe Washington.

Related posts