970×90
970×90
970×90
970×90

Nxirren nga përdorimi disa Boeing 777 pas dështimit të motorit

Nxirren nga përdorimi disa Boeing 777 pas dështimit të motorit

Kompania ajrore amerikane United Airlines tha se do të nxjerrë nga përdorimi 24 avionë të saj Boeing 777, pasi njëri prej tyre pësoi dështim të motorit, pas ngritjes të shtunën.

Aeroplani, me 231 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit në bord, u detyrua të kthehej në aeroportin e Denverit në Kollorado. Asnjë i lënduar nuk u raportua.

Në përgjigje të incidentit, Japonia u kërkoi të gjitha linjave ajrore që përdorin Boeing 777 me të njëjtin motor Pratt & Whitney 4000, të shmangin hapësirën e saj ajrore.

Boeing tha se e mbështet vendimin e Japonisë dhe rekomandoi pezullimin e operacioneve të të gjithë avionëve 777 me të njëjtin motor.

Prodhuesi tha se 69 avionë Boeing 777 më këtë motor janë aktualisht në shërbim në të gjithë botën.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit në SHBA, United është e vetmja kompani ajrore amerikane që fluturon me aeroplanë të tillë.

Agjencia urdhëroi inspektime shtesë të avionëve Boeing 777, të pajisur me motorin Pratt & Whitney 4000, pas incidentit në Denver.

Related posts